Megjithe deboren qe ka rene panderprere gjate oreve te paradites ne Kosove, te gjitha rruget jane te kalueshme.

Zedhenesi i Policise se Kosoves, Baki Kelani njofton se veshtiresi me te medha ne qarkullim ka pasur gjate oreve te mengjesit ne rrugen qe e lidh Kosoven me Malin e Zi. Pothuajse ne te njejten situate ka qene edhe rruga Prishtine-Shkup, por pas pastrimit te rrugeve tashme cdo rruge ne Kosove eshte e kalueshme.

Ndonese ende nuk ka shifra zyrtare, zedhenesi i policise pranon se si pasoje e keqesimit te motit, eshte rritur edhe numri i aksidenteve automobilistike.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves, Syle Tahirsylaj njofton se debora do pushoje ne mbremje, ndersa gjate diteve ne vijim do kete edhe rritje te temperaturave. Sipas Tahirsylajt, ne fund te javes, temperaturat do arrijne deri ne 10 grade celcius.

Top Channel