Kosove, bien investimet e huaja

05/01/2010 11:30

Ministria e Tregtise dhe Industrise ne Kosove ka pranuar se investimet e huaja kane pesuar renie te ndjeshme gjate vitit 2009.

Sipas zyrtareve te kesaj ministrie, investime te huaja ne Kosove ka pasur per 25 %, apo 45 milione euro me pak se ne vitin 2008.

Zyrtare te shtetit ne Kosove kane fajesuar per kete krizen globale financiare.

Nderkaq, sipas shefit te Agjencise per Investime te Huaja ne Kosove, Mustafe Hasani, gjate vitit 2010 ne Kosove priten te vijne shume investitore.

Mirepo mendim pak me ndryshe per renien e investimeve te huaja ne Kosove ka Oda Ekonomike e Kosoves.

Nenkryetari i kesaj organizate, Safet Gerxhaliu ka deklaruar per mediat lokale se renia e investimeve ne Kosove ndodhi per shkak te mos zbatimit te ligjit, niveli i larte i korrupsionit, etj.

Renia e investimeve ne Kosove nuk eshte gje e re pasi investimet e huaja kane pesuar renie rregullisht gjate viteve te fundit.

Top Channel