Gripi A, regjistrohet viktima e 10-te ne vend

05/01/2010 10:05

Nje 55 vjecare eshte rasti i dhjete qe humb jeten nga virusi A/H1N1 ne Shqiperi.

Specialistet thone se pacientja ishte obeze dhe vuante nga hipertensioni. Nderkohe, numri i te prekurve te konfirmuar zyrtarisht me kete virus ka arritur ne 418 vete. Pese prej tyre jane ne gjendje te rende shendetesore ne trajtimin intensiv te mjekeve ne senatoriumin e Tiranes.

“Kemi 5 raste te tjera te renda. Ne kryejme analizat vetem tek rastet e renda”, shprehet drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Por ndonese virusi vazhdon te perhapet, si mjeket dhe qytetaret hezitojne te injektojne vaksinen kunder tij. Sipas Alban Yllit, nga 10 mije doza te shperndara vetem 5 % e tyre jane perdorur.

“Eshte e vertete qe po perdoret pak nga grupet me prioritet. Nuk eshte cudi te marrim nje vendim tjeter. Nese personeli shendetesor nuk do ta perdore, atehere do ta ofrojme per grupet e tjera”, shton ai. Sipas mjekeve, ndonese ka nje renie te ritmit te perhapjes, virusi mund te qarkullojne ne vendin tone edhe per 6 jave te tjera.

Top Channel