Gjilan, te merkuren nis hetimi per votat

05/01/2010 16:45

Mengjesin e se merkures do filloje procesi i hetimit dhe me pas i  rinumerimit te votave te Gjilanit.

Keshtu vendosi KQZ-ja ne mbledhjen e se martes ku diskutoi modalitetet e ketij hetimi. Ne Gjilan, pas raundit te dyte, Komisioni Zgjedhor per Ankesa ka konstatuar se ka pasur parregullsi dhe ka rekomanduar perseritje te votimit. Megjithate, KQZ vendosi fillimisht te kete hetim te procesit e me pas te vendoset per rivotim.

Hetimi do jete transparent pasi qe ate mund ta vezhgojne partite politike, shoqeria civile, mediat dhe perfaqesues te ambasadave ne Prishtine. Perfaqesuesit e partive ne KQZ kane kerkuar te vendoset se sa duhet te jete pragu i keqperdorimeve per te vendosur nese duhet te kete perseritje te votimit ne Gjilan.

Por kjo nuk u vendos ne mbledhjen e se martes pasi kryetarja e KQZ-se vleresoi se per kete eshte mire te konsultohet edhe faktori nderkombetar. Komisioni Zgjedhor per Ankesa kishte rekomanduar perseritje te votimit ne tre komuna, Prizren, Gjilan dhe Lipjan. Por ky rekomandim ishte pranuar vetem per Prizrenin dhe Lipjanin, ndersa Gjilani duhet te prese perfundimin e hetimeve qe do filloje te merkuren.

Top Channel