Bullgari, vritet gazetari i kronikes se zeze

05/01/2010 15:45

Eshte vrare ne nje prite ne mes te dites ne Sofje, Bobbie Tsankov, gazetari i njohur bullgar i kronikes se zeze, i specializuar per krimin e organizuar.

Dy persona, sipas policise, kane hapur zjarr kunder Tsakov, ndersa ishte duke hyre ne nje ndertese se bashku me dy burra te tjere, qe kane mbetur te plagosur.

Vrasesit jane larguar me vrap dhe ende nuk jane arrestuar nga policia.

Top Channel