Topi-Berisha, rinis rivaliteti

04/01/2010 20:55

Viti i Ri filloi njesoj si i vjetri: me nje gare te heshtur mes krereve te shtetit per protagonizem mediatik.

Ne ditet e fundit te 2009-es, si presidenti edhe kryeministri takuan ne intervale te ndryshme kohore femije te shkollave te kryeqytetit, mes tyre femijet jetime te shtepise “Zyber Hallulli”.

Gjithcka mese normale ne kete axhende publike, nga dy funksionare qe percjellin imazhin e familjareve te perkushtuar.

Por dualiteti bie ne sy ne date 31: Urimi tradicional i presidentit per Vitin e Ri, u pasua nga urimi i kryeministrit, dikur edhe ai president Republike.

Nje dite me pas, ne date 1 janar, axhenda e fiksuar nga keshilltaret respektive i shnderroi daljet publike ne nje kompeticion.

Presidenti vizitoi maternitetin “Koco Kliozheni”, kryeministri maternitetin “Mbreteresha Geraldine”. Presidenti ne oren 11, kryeministri ne 11.15.

Per mungese grupesh xhirimi, ishte data 1 janar, kur kryeministri e shtyu viziten e tij per ne oren 12. Por kompeticioni vazhdon: ku kishte lindur femija e pare e vitit 2010, te materniteti qe vizitoi presidenti apo te materniteti qe vizitoi kryeministri?

Njoftimi zyrtar i Presidences thote: “Kreu i shtetit shqiptar dhe zonja e pare nisen fillimvitin 2010 me nje vizite ne dhomen e nenes 33-vjecare nga Durresi, Suela Hoxha, e cila ne mesnate u ka dhene jete dy binjakeve, nje djali dhe nje vajze”.

Kurse njoftimi zyrtar i Kryeministrise thote: “Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij, zonja Liri Berisha, uruan te linduren e pare te vitit 2010, ne maternitetin “Mbreteresha Geraldine””.

Zyrtarisht, bebja qe vizitoi kryeministri kishte lindur 5 minuta pas mesnates, kurse binjaket qe vizitoi presidenti, njeri 2 minuta para mesnates dhe tjetri 2 minuta pas mesnates. Koincidence apo e perllogaritur?

Ndersa te lindurin e pare te vitit nuk e percakton as Presidenca dhe as Kryeministria, ne cdo rast, keshilltaret e krereve te shtetit dhe qeverise duket se kane mbajtur vath ne vesh nje leksion qe vjen nga Perendimi: te ekzistosh mediatikisht, per te ekzistuar politikisht.

Top Channel