Tadic sfidon autoritetet kosovare

04/01/2010 16:20

Ne javen e pare te janarit Kosoven do ta vizitojne dy presidente, ai kroat Stipe Mesic dhe ai serb Boris Tadic.

Per ndryshe nga presidenti kroat, qe vjen me ftese te homologut kosovar Fatmir Sejdiu, Tadic do te sfidoje autoritetet kosovare duke mos kerkuar lejen e tyre.

Ai do te jete ne Kosove me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Tadic duket se ka gjetur menyren per te ardhur ne Kosove pa kerkuar lejen e autoriteteve lokale.

Heren e fundit ai kerkoi leje tek zyra e BE-se, e cila pasi e pranoi ia kaloi ate qeverise se Kosoves. Burime prane kesaj te fundit kane bere te ditur se edhe tani ka ardhur nje kerkese.

Top Channel