Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se Greqia nuk ka ndermend te ndryshoje qendrimin e saj per Kosoven.

“Qendrimi i Greqise njihet shume mire dhe nuk do te ndryshoje”, ka pohuar Papandreu ne nje interviste per nje te perditshme serbe.

Papandreu, njekohesisht minister i Jashtem i qeverise helene, ka theksuar se stabiliteti dhe respektimi i se drejtes nderkombetare mbeten prioritare per Athinen.

Papandreu ka shtuar me tej se nje tjeter ceshtjeje te ciles qeveria e tij do t’i kushtoje rendesi eshte edhe ajo e ruajtjes se objekteve fetare dhe kulturore serbe ne Kosove.

Top Channel