Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski po zhvillon nje vizite ne Tel Aviv, bashke me nje delegacion ne radhet e te cilit nuk ka asnje perfaqesues shqiptar.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave ne kete vizite Gruevski shoqerohet vetem nga zevendeskryeministri Vladimir Peshevski, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, si dhe drejtori i Agjencise per Investime te Huaja, Viktor Mizo.

Burimet theksojne se ne kete vizite te rendesishme nuk eshte i pranishem asnje anetar shqiptar i kabinetit qeveritar, si dhe asnje perfaqesues i partise shqiptare ne pushtet.

Diten e neserme delegacioni maqedonas do te takohet me presidentin izraelit Shimon Perez, kryeministrin Netanyahu dhe zyrtare te tjere izraelite, me te cilet do te diskutoje per konsolidimin e marredhenieve dypaleshe.

Top Channel