Bentler: Kosova, asnje rrezik nga jashte

04/01/2010 17:25

Komandanti i trupave te KFOR-it ne Kosove, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se Kosoves nuk i kanoset asnje rrezik nga jashte.

Sipas tij, rreziku i vetem vjen nga brenda, pasi ne shtetin e ri ekzistojne ende perplasje mes grupeve etnike.

Bentler ka rikonfirmuar lajmin se trupat e KFOR-it do te reduktohen, por ka nenvizuar se ne Kosove do te mbetet pjesa thelbesore, e cila do te jete ne gjendje te garantoje sigurine.

“Ne do te shkurtojme anen logjistike, do te shkurtojme infrastrukturen dhe do te rregullojme masen aktuale”, ka pohuar Bentler.

Top Channel