Situata e sigurise ne Kosove eshte e qete dhe kjo eshte arsyeja pse NATO-ja do te reduktoje nje numer trupash nga Kosova.

Keshtu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler. “Nese ky reduktim ndikon ne situaten e sigurise, gje qe ne nuk e parashikojme, atehere, – sipas gjeneralit Bentler, ben te ditur Telegraf, – ky vendim i NATO-s nuk do te jete i vlefshem”

I pyetur nese KFOR-i ka telashe me strukturat paralele serbe ne veri te Mitrovices, Bentler thote: “Per KFOR-in nuk jane problem, nuk eshte problem siguria, ne jemi te pranishem ne kete pjese, jemi te respektuar dhe kjo eshte nje gje pozitive. Mirepo, ne aspektin politik, natyrisht qe strukturat paralele paraqesin gjithmone problem, mirepo ne kete pike une nuk mund te nderhyje sepse nuk eshte pergjegjesi e forcave paqeruajtese”.

Top Channel