Vret ish-gruan, kryen nje masaker ne nje qender tregtare dhe me pas vret veten.

Keshtu ka ndodhur ne Finlande, kur shqiptari i Kosoves, Ibrahim Shkupolli 43-vjec me precedente penale, ka kryer keto akte te renda, pikerisht ne prag te nderrimit te viteve.

43-vjecari ka hapur zjarr ne qendren tregtare ne Espoo, ne periferi te Helsinkit, duke shkaktuar vrasjen e kater njerezve, mes qindra klienteve qe ndodheshin ne ndertese.

Shqiptari i Kosoves kishte vrare ne banese ish-gruan, e cila ishte punonjese ne qendren ku ndodhi tragjedia. Ne fund Shkupolli i dha fund jetes se tij.

Nga e gjithe kjo ngjarje pati 6 te vdekur dhe shume te plagosur, nderkohe paniku mes njerezve ne ato momente tmerri ka qene i madh.

Policia nderkohe ka nisur hetimet per te zbardhur motivet e verteta qe e cuan shqiptarin e Kosoves drejt masakres dhe dhenies fund te jetes se tij.

Top Channel