Artistet shqiptare ne Maqedoni nuk jane perfshire ne programin festiv te nates se Vitit te Ri, ku do te performojne vetem artiste maqedonas dhe te vendeve fqinje.

Shfaqja do te filloje rreth ores 20:00 dhe ne te do te marrin pjese kengetare vendas, nga Kroacia dhe Sllovenia.

Edhe njehere Shoqata e Artisteve Shqiptare ka shprehur indinjimin e saj, duke kerkuar qe t’i jepet fund ketij diskriminimi.

Vitin e kaluar banoret shqiptare dhe ata maqedonas te Shkupit, festuan te ndare ne dy sheshe te vecanta te kryeqytetit maqedonas.

Top Channel