Rohan: Kosova ka nevoje per unitet

30/12/2009 16:25

Ish-numri dy ne negociatat per statusin e Kosoves, Albert Rohan iu ka bere thirrje lidereve politike te Kosoves se ne keto momente qe po kalon shteti i ri eshte i domosdoshem uniteti.

Diplomati austriak ka vleresuar se Kosova eshte nje histori suksesi, por qe nuk eshte mbyllur ende duke pare sfidat qe ka perpara.

“Te gjithe duhet t’i bashkojne forcat derisa Kosova te jete e sigurte ne te gjitha aspektet. Kur te jete arritur kjo, do te kete kohe te mjaftueshme per t’u marre me politike, ashtu sikurse ndodh ne vendet e tjera demokratike”, ka deklaruar Rohan.

Top Channel