Numri dy i misionit EULEX, Roy Reeve u ka bere thirrje autoriteteve kosovare qe te konsolidojne shtetin e tyre, pasi komuniteti nderkombetar nuk do te zgjidhe gjithmone problemet.

Ne nje interviste per BBC, Reeve eshte shprehur i zhgenjyer nga mungesa e bashkepunimit te Beogradit, i cili sipas tij mund te influencoje qe gjykatesit serbe ne veri te Mitrovices te kthehen ne pune.

Zyrtari evropian eshte shprehur me tej se EULEX me Serbine nuk ka nenshkruar asnje protokoll tjeter pervec atij policor.

“Me Beogradin po zhvillohen bisedime per ceshtjen e gjykatave ne veri te Mitrovices, gje per te cilen jane njoftuar edhe autoritetet ne Prishtine”, ka shtuar Reeve.

Top Channel