Nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Lutfi Haziri, konfirmoi dje se eshte arritur marreveshje mes dy partnereve te koalicionit per riformatizim te kabinetit qeveritar.

Edhe zv.kryeministri Hajredin Kuci pranon se mund te kete rikonfigurim te kabinetit qeveritar, por nuk mendon se mund te kete prishje te shpejte te koalicionit. Miratimi i buxhetit te Kosoves duket se e ka afruar edhe me shume Partine Demokratike te Kosoves dhe Lidhjen Demokratike te Kosoves.

Perfaqesues te ketyre subjekteve nuk parashohin prishje te shpejte te koalicionit qeverises. Nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Lutfi Haziri, deklaroi se roli i LDK-se ne qeverisje do te jete me peshe dhe i bazuar ne orientimet politike programore.

Ai tha se edhe pse eshte arritur nje marreveshje per riformatizim te kabinetit qeveritar brenda partise ende nuk eshte diskutuar kjo ceshtje. “Ne parim ne jemi marr vesh per riformatizim dhe kjo eshte marreveshje ne parim. I takon Kryeministrit per te vleresuar, rishikuar dhe per te propozuar te partneret e koalicionit, ne kete rast edhe te LDK-ja.

Deri tani ne nuk kemi biseduar si kryesi e LDK-se, kur te vije koha besoj se do te jemi te gatshem te ulemi ta diskutojme, edhe pse si parti ende nuk kemi lakuar asnje emer, LDK-ja gjithashtu s’ka ndonje propozim konkret dhe per ne si qeveri baze eshte puna e jo dicka tjeter”, tha Haziri.

Zevendeskryeministri i Kosoves dhe nenkryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hajredin Kuci nuk mendon se gjate vitit te ardhshem mund te kete prishje te koalicionit apo zgjedhje te parakohshme. Megjithate, Kuci thote se nese situata shkon deri te zgjedhjet, atehere partia e tij nuk mban peng asnje proces.

Top Channel