
Nje dekade pasi zhveshen uniformen e UCK-se, ata qe me shume sakrifica dhe mund mbrojten Kosoven, marshuan sot neper rruget e Prishtines per te shenuar diten e veteraneve te luftes se Kosoves.
Dite kjo qe shenohet ne perkujtim te sulmit te pare brutal te forcave serbe ne familjen Jashari, me 30 dhjetor te vitit 1991.
Emblema e UCK-se dhe uniforma per ish-pjesetaret e ushtrise se popullit jane pasuria me e madhe qe kane dhe kujtimi me i bukur i jetes se tyre.
Marshi i veteraneve, qytetaret e Prishtines, te pakten per nje cast, i ka kthyer dhjete vjet prapa ne kohe.
Ata kane shfrytezuar kete rast per t’iu rikujtuar institucioneve qendrore qe brenda 6 mujorit te pare te vitit te ardhshem te miratohet ligji per veteranet e luftes.
Top Channel