Kosova, Serbia kercenon vendet e rajonit

30/12/2009 16:10

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka kercenuar vendet e rajonit te Ballkanit, duke deklaruar se do te kene pasoja nese vendosin marredhenie diplomatike me Kosoven.

Shefi i diplomacise serbe ka theksuar se Beogradi do te reagoje ndaj cdo hapi qe cenon interesat e tij kombetare.

“Nuk do te luftojme dhe as do te aplikojme sanksione, por nuk do te tolerojme serine e hapave qe demtojne interesat tona”, ka pohuar Jeremic.

Ai ka theksuar se disa vende te rajonit nuk kane vepruar ne baze te interesave te mira fqinjesore.

Top Channel