Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu e ka cilesuar si nje veprim “te ngutur” vendimin e anuluar te PDK-se per te prishur koalicionin me LDK-ne.

Ne nje interviste per nje te perditshme kosovare, Sejdiu eshte shprehur se te gjitha veprimet qe partia ne pushtet mund te ndermarre duhet te jene konform ligjeve dhe Kushtetutes.

“Ka qene nje veprim i panevojshem dhe i ngutshem. Cdo veprim duhet te behet ne baze te ligjeve dhe Kushtetutes”, ka pohuar Sejdiu.

Megjithate, kreu i shtetit ka theksuar se pas anulimit te vendimit, mes PDK-se dhe LDK-se eshte sqaruar gjithcka.

Top Channel