Presidenti ne ikje i Kroacise, Stipe Mesic ka deklaruar se politika e Serbise vazhdon te jete e ngarkuar me mitin e Kosoves.

Ne nje interviste per radion publike te Kroacise, Mesic eshte shprehur se Beogradi eshte i lire te mos e njohe Kosoven, por duhet te bashkepunoje me te per te miren e rajonit.

Mesic ka marre si shembull Gjermanine Perendimore, e cila nuk e ka njohur kurre ate Lindore, por ka bashkepunuar ngushte me te. “E njejta gje duhet te jete edhe ne rastin e Kosoves”, ka pohuar Mesic.

Kreu i shtetit kroat ka vleresuar se Kosova ka qene nje pjese e rendesishme e federates se Jugosllavise, por per shkak te genocidit qe Milloshevici ushtroi ndaj saj, percaktimi i statusit te ri ishte i domosdoshem.

Top Channel