Kosove, Kuvendi diskuton sot buxhetin e 2010-es

29/12/2009 11:45

Kuvendi i Kosoves, ne mbledhjen e sotme, e fundit per vitin 2009, do te diskutoje per buxhetin e vitit 2010, si dhe per projektligjet e lidhura me te.

Keshtu, do te diskutohet per projektligjin per tatimin mbi vleren e shtuar, tatimin mbi te ardhurat e koorporatave, per tatimin mbi te ardhurat personale, etj.

Nje tjeter pike “e nxehte” pritet te jete edhe shqyrtimi i projektligjit kunder korrupsionit, si dhe ai i kerkeses se Komisionit per Punet e Brendshme, per mbrojtjen e te dhenave personale.

Top Channel