Kosove, bllokohen pijet e dyshuara nga Serbia

29/12/2009 19:25

Inspektorati Sanitar i Kosoves ka ndermarre nje aksion ne nivelin lokal
dhe qendror per kontrollin e pijeve joalkoolike te prodhuara ne Serbi si, “La vita”, “Hello”, “Verde”, “Takovo”, “Fruvita” dhe “Nectar”.

Reagimi i institucioneve ka ardhur pas publikimit te lajmit ne media. Sipas nje njoftimi te Ministrise se Shendetesise, keto lengje jane bllokuar deri ne rezultatet perfundimtare, te cilat do te analizohen ne Institutin Kombetar te Shendetit Publik.

Behet e ditur se, pas kryerjes se analizave, ne varesi nga rezultateve do te merren masa te tjera ligjore, qe nenkuptojne largimin e ketyre produkteve nga tregu kosovar ose dhenien e lejes per qarkullim.

Top Channel