Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka perjashtuar mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne vitin 2010.

Ne nje interviste per VOA, Thaci ka deklaruar se Kosova ka shume sfida perpara dhe nuk ka kohe per t’u marre me “eksperimente” te reja.

“Ne 2010-en do te kete institucione shume te qendrueshme, perkushtim per te luftuar korrupsionin dhe krimin, sfiden e veriut te Mitrovices, do te kemi njohje te reja, prandaj askush nuk ka ndermend te merret me eksperimente te reja”, ka pohuar Thaci, duke bere te ditur se vitin e ardhshem do te kete freskim te kabinetit te tij qeveritar.

“Ndryshime ndodhin cdo dite, por kete here ndryshimi do te jete paksa me i gjere, me kualitativ dhe me gjitheperfshires me personalitete me ndikim ne opinionin publik. Por Kosova edhe ne 2010 do deshmoje kulturen e vete politike”, ka nenvizuar Thaci.

Me tej kreu i qeverise kosovare ka vleresuar punen e institucioneve te Kosoves, procesin e zgjedhjeve lokale, si dhe ka rikonfirmuar politiken e kabinetit te tij per afrimin sa me te shpejt te Kosoves me Evropen.

Top Channel