Sejdiu: Do vije koha kur te ftojme Tadic ne Kosove

28/12/2009 18:00

Presidenti i Serbise Boris Tadic nuk do te ftohet ne takimin joformal te presidenteve te rajonit qe do te organizoje presidenti i Kosoves ne janar te vitit te ardhshem.

Lajmin e ka bere te ditur vete Fatmir Sejdiu, i cili gjithesesi ka deklaruar se do te vije edhe koha kur Tadic do te ftohet ne Kosove, ndonese per momentin kjo gje duket e pamundur.

“S’do ta ftoj per loje nje njeri qe me gjithe energjine e vete shprehet kunder pavaresise se Kosoves. Ne jemi gjithmone te gatshem qe te investojme per raporte te mira me Serbine, por asnjehere nuk do te bisedojme per tema qe kane te bejne me rinegocimin e statusit te Kosoves”, ka deklaruar Sejdiu ne konferencen e fundit per shtyp per vitin 2009.

Top Channel