Aeroporti i Prishtines pritet te mbylle vitin 2009 me 11 milione euro fitime dhe 1.2 milione udhetare civile, ben te ditur drejtori i aeroportit, Agron Mustafa.

“Jane rreth 11 milione euro fitime ne vitin 2009, apo me shume se 50 per qind nga viti 2008, kur fitimet ne ANP ishin rreth 7 milione euro. Fitimet e realizuara kete vit i tejkalojne te gjitha parashikimet”, tha drejtori menaxhues Agron Mustafa, duke shtuar se totali i te hyrave te pergjithshme te kompanise do te jete rreth 30 milione euro, duke perfshire disa te hyra te jashtezakonshme.

Aeroporti ka nderprere investimet kete vit, per shkak se qeveria e Kosoves ka vendosur ta jape me koncesion kete kompani. Koncesionmarresit do t’i kerkohet te ndertoje nje terminal te ri per pasagjeret, nderkohe qe pista, ndricimi e pjese te tjera te aeroportit jane ndertuar gjate viteve te shkuara permes investimeve te vete kompanise.

Top Channel