Lufta e trete boterore nuk do te ndodhe, por eshte e sigurte se qeveria do te bjere. Me keto fjale e ka hapur konferencen e fundit per shtyp per vitin 2009, kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci.

Me deklaraten e tij, Thaci i eshte kunderpergjigjur asaj te bere nga kreu i BDI Ali Ahmeti, se nuk do te nise lufta e trete boterore nese vitin e ardhshem nuk zgjidhet kontesti i emrit.

Me tej Thaci nuk ka bere komente politike, duke vleresuar se eshte nje konference solemne dhe ka uruar qytetaret per festat e fundvitit.

“Kam deshire qe te gjithe qytetareve t’iu uroj suksese dhe shendet ne vitin e ardhshem, i cili do te jete nje vit shume i veshtire per te gjithe ne”, ka pohuar Thaci.

Top Channel