Kroaci, Josipovic dhe Bandic ne balotazh

28/12/2009 09:05

Kandidati i opozites Social Demokratike Ivo Josipovic mori shumicen e votave ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Kroaci, por nuk arriti pragun e nevojshem te 50 perqindeshit per shmangien e nje raundi te dyte zgjedhor.

Per kete arsye, Josipovic do te perballet me kandidatin e pavarur Milan Bandic ne balotazhin qe do te mbahet me 10 janar. Rezultatet zyrtare nga komisioni shteteror elektoral i Kroacise qe u publikuan sot, tregojne se lideri social-demokrat, profesor i drejtesise dhe i muzikes mori 32.4 perqind te votave.

Bandic, kryetar i bashkise se Zagrebit po ashtu social-demokrat, mori 14.8 perqind te votave. Kandidati i partise Konservatore ne pushtet doli i treti me vetem 12 perqind te votave, gje qe pasqyron pakenaqesine e votuesve me problemet ekonomike dhe nivelin e larte te korrupsionit.

Josipovic dhe Bandic kane premtuar se do te mbeshtesin kandidaturen e Kroacise per anetaresim ne Bashkimin Evropian, nje proces i cili shpresohet te perfundoje ne vitin 2012.

Top Channel