Policia greke ka njoftuar se ka arrestuar “revolverin e Krishtlindjeve”, qe dite me pare kishte qelluar kunder 5 kalimtareve, duke plagosur tre prej tyre.

Personi ne fjale, nje taksist 31 vjecar, ka mohuar akuzat, por ne makinen e tij, nje xhip i erret si ai i sinjalizuar nga deshmitaret, jane gjetur gezhoja fishekesh dhe nje arme e te njejtit kaliber.

Policia eshte shfaqur e bindur se ngjarjet e regjistruara disa dite me pare kane si autor te arrestuarin, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Duke hapur zjarr nga makina e tij ndaj qytetareve, autori ishte bere tmerri i kryeqytetit helen.

Top Channel