Ende vazhdojne hetimet e specialisteve te anti-terrorit dhe te policise greke per te gjetur se kush fshihet pas shperthimit te fuqishem qe ka tronditur kryeqytetin grek, Athine. (UPDATE)

Deri tani ajo c’ka kane mesuar prej pamjeve te kamerave te sigurise te vendosura ne katin e pare te nderteses se Agjencise Kombetare te Sigurimeve, eshte fakti qe autoret kane qene dy persona te cilet kane vendosur rreth 10 kg lende eksplozive, sasi e konsiderueshme per te shkaktuar deme te medha.

Shperthimi ka qene kaq i fuqishem, sa eshte ndjere ne gjithe kryeqytetin grek. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar.

“Ishte nje shperthim shume shume i fuqishem. Sikur po ndodhte nje termet 10 balle i shkalles Rihter”, deklaron nje deshmitar.

“Papritur ndodhi nje shperthim jashtezakonisht i fuqishem. Ishte e pabesueshme. Levizi makina nga vendi”, thote nje tjeter.

Shperthimi ka ndodhur ne oren 11 e dy minuta te mbremjes te se dieles, ndersa 15 minuta me pare nje telefonate anonime ne gazeten “Eleftherotipia” kishte njoftuar per te parlajmeruar shperthimin e bombes.

“Degjuam per nje moment nje “baaam” dhe u ulem te gjithe ne toke. Qielli u be i verdhe dhe me pas u degjua nje shperthim tjeter”, shprehet nje tjeter deshmitar. Sherbimi i anti-terrorit ka pasur informacione se pritej

nje sulm terrorist ne prag te Krishtlindjeve, por nuk ka mundur ta parandaloje. Nga menyra e veprimit organet greke te rendit jane te bindura se pas tij fshihet perseri grupi terrorist Lufta Revolucionare, qe ka si karakteristike te sulmeve te tij sasine e madhe te eksplozivit.

Ne 2 shtator te ketij viti Lufta Revolucionare vendosi 150 kg lende eksplozive ne nje makine qe shpertheu prane nderteses se Burses se Athines, si dhe 20 kg ne nje cante prane nderteses se deges se “Eurobank” ne 12 maj te po ketij viti, shperthim i cili shkaktoi deme te medha materiale.

Top Channel