Gjermani, Merkel denon dhunen ne Iran

28/12/2009 14:00

Kancelarja Angela Merkel ka denuar dhunen e ushtruar nga forcat e policise ndaj protestuesve ne Iran, duke theksuar se ky veprim eshte i patolerueshem.

Nderkohe, ne nje deklarate zyrtare, ministri i Jashtem i Berlinit, Guido Westerwelle i kerkon Teheranit te beje gjithcka per te ndalur pershkallezimin e dhunes.

“Irani duhet te garantoje te drejtat civile dhe politike te qytetareve te vet. Komuniteti nderkombetar nuk do ta heqe per asnje moment vemendjen nga ngjarjet”, perfundon kryediplomati gjerman.

Top Channel