
Stabilizohet situata e rezervave te gjakut ne Qendren e Hematologjise Lushnje, nderkohe qe vitin e ardhshem do te ndryshoje menyra e te siguruarit te rezervave te gjakut.
“Ndersa jane marre te gjitha masat per mos te pasur krize per gjak gjate diteve te festave, per vitin e ardhshem nuk do te kete me dhurues me pagese. Rastet emergjente per gjak si dhe rastet me semundjen e talasemise do ta sigurojne gjakun nga familjaret dhe te afermit. Ky eshte urdhri qe na ka ardhur nga Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut”, thote specialisti Mehmet Xhindole, mjek i Qendres rajonale te Hematologjise ne Lushnje.
Sigurimi i gjakut
Menyra e sigurimit te gjakut “me shumice” do te jete vetem dhurimi vullnetar, i cili pritet te sigurohet nga grupet e ndryshme sociale, pro duke u bazuar me shume tek nepunesit e administrates shteterore.
Por urdhri i ri konsiderohet nga te semuret talasemik si mjaft problematike, qe do sjelle sorollatje pa fund per kete kategori pacientesh.
Ata ankohen se shteti me praktikat qe do te ndjek po ua veshtireson me shume jeten.
Nderkaq te afermit e talasemikeve tregojne se kjo forme e sigurimit te gjakut nuk mund te permbushe me se miri nevojat e tyre per gjak.
V.Mile eshte nje 16-vjeçar me talasemi nga Fieri, i cili tregon per gazeten se merr gjak dy here ne muaj.
“Prinderit e mi jane te vetmit, qe mund te me japin gjak. Por me kerkesat e medha per transfuzion qe kam une, ata nuk do te ma permbushin dot nevojen qe me kerkon semundja. Kur jam njohur me urdhrin e ri e mendova se se bashku me prinderit do te vdesim se nuk ka rrugezgjidhje tjeter”, tregon i semuri me talasemi.
Jane me dhjetera te semure me talasemi ne qarkun e Fierit, te cilet duhet qe te marrin transfuzion te rregullt gjaku.
Talasemiket thone se do te nisin protestat nese do te ndihen ne krize per gjak.
Top Channel