Ekonomisti i njohur boteror, Lars Kristensen vuri ne dukje ditet e fundit se kjo krize ende nuk i ka terhequr “metastazat” e saj dhe se, per me teper, tani keto te fundit do te mund te zgjaten drejt Sllovenise, Kroacise, Rumanise, Bullgarise, Ukraines dhe Serbise.

Kristensen ka parashikuar me saktesi falimentimin e Islandes, gjendjet ne prag te falimentimit ne Greqi dhe Spanje.

Ne nje interviste qe i dha keto dite gazetes çeke “Lidove novine”, ekonomisti i shquar theksoi se nder vendet qe pritet te goditen me shume nga kriza, parashikohet te jete Sllovenia, se ciles ai i parashikon te njejtin fat si Islanda, sidomos per shkak te problemeve serioze qe ka ky vend ne financat publike.

Sipas tij, probleme te ngjashme si Sllovenia, kane edhe Kroacia, Rumania, Bullgaria, Ukraina dhe Serbia.

“Me shume shtete europiane ndodhen perballe mundesise se falimentimit. Shembulli i fundit ishte Islanda, por nuk eshte larg as Ukraina. Po ashtu, nuk jane te perjashtuar as vendet ballkanike, megjithese nuk do te deshiroja qe kjo te ndodhte”, vuri ne dukje ne intervisten e lartpermendur z. Kristensen, sipas te cilit menyra, me te cilen po behen perpjekje per ta zgjidhur krizen financiare aktuale, eshte problematike: bankat u japin kredi “bujare” kompanive qe jane ne telashe te medha, por kjo mund te jete katastrofike.

“Ne rast se Banka Qendrore Europiane vazhdon te mbaje qendrime te tilla, atehere ka shume te ngjare qe te ndodhemi perballe nje krize iminente te re, qe do te kercenoje seriozisht shume shtete”, theksoi ne intervisten e tij Lars Kristenseni, duke shtuar se ai eshte i bindur se politika monetare europiane eshte e gabuar:

“Eshte problematik fakti se e njejta valute perdoret ne nje numer te madh vendesh, qe kane ndryshime drastike sa u perket pagave, çmimeve, fuqise politike e financiare, normave kulturore e civilizuese. Po te me pyesnin mua, une do te sugjeroja qe ne Bashkimin Europian te hynte nje shtet-anetar i ri, pasi prej tij te dilte nje shtet-anetar i vjeter!” , theksoi ai.

Media e Sllovenise u ka kerkuar qeverise dhe autoriteteve perkatese te vendit qe  t’i marrin seriozisht ne konsiderate paralajmerimet e njerit prej eksperteve me ne ze ne fushen ekonomiko-financiare te botes, i cili ka parashikuar me saktesi nje sere falimentimesh financiare.

Top Channel