Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka renditur dhjete deshtimet ne sektorin e sigurise per vitin 2009. Sipas vleresimeve te kesaj partie ne rend te pare eshte mos-funksionalizimi i mekanizmave shteteror te sigurise.

Deshtim tjeter i qeverise ne sektorin e sigurise sipas Ramadanit, eshte edhe moshartimi i Strategjise se Sigurise Kombetare. Ndersa ne rend te trete e ka perfshire moskthimin e pikave kufitare ne veri te Kosoves.

Ramadani me tej ka permendur moskontrollin e  kufijve te Kosoves dhe mosshtrirjen e autoritetit shteteror ne rreth 30 per qind te territorit. Ku sipas tij, eshte nje tjeter deshtim i strukturave udheheqese te vendit.

AAK-ja ka riperseritur prape kerkesen per zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne pranvere te vitit 2010. Pasi sipas tyre me ndryshimet nga zgjedhjet lokale, koalicioni qeverises nuk eshte me funksional.

Top Channel