Qytetaret maqedonas oret e para te Vitit te Ri do t’i festojne pa cigare, pasi ne kete date hyn ne fuqi ligji qe ndalon konsumimin e duhanit.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave pikerisht ne diten e pare te 2010-es, inspektoret shteterore do te kryejne kontrolle te rrepta neper bare dhe lokale.

Ligji kunder konsumimit te duhanit ne vendin fqinj parashikon gjoba qe variojne nga 2.500 ne 4 mije euro per personat juridike, si dhe nga 150 deri ne 300 euro per personat fizike.

Top Channel