Maqedoni, vaksinimi mund te nderpritet

26/12/2009 14:45

Ne Maqedoni mund te nderpritet procesi i vaksinimit te qytetareve me vaksinen kunder gripit A/H1N1, per shkak te efekteve anesore te saj.

Sipas informacioneve te mediave lokale, vaksina ka shkaktuar probleme tek shtate paciente, te cilet ishin shtruar ne spital pasi kishin paraqitur simptoma te gripit.

Nderkohe, autoritetet shendetesore maqedonase kane deklaruar se vendimi perfundimtar do te merret pasi te shqyrtohen rastet.

Sipas tyre, deri tani vaksina ka shkaktuar dhembje muskujsh, fryrje te nyjeve limfatike dhe dridhje te duarve dhe kembeve.

“Keto nuk jane efekte te rrezikshme, por nese shfaqen efekte me te renda, atehere vaksinimi do nderpritet”, kane deklaruar burimet.

Top Channel