Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi nuk e perjashton mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne shtetin e ri.

Krasniqi eshte shprehur se vendimi per kete ceshtje duhet te merret ne baze te interesave institucionale dhe demokratike te vendit.

“Nese eshte ne interes te Kosoves, ne interes te institucioneve dhe te demokracise se vendit, une nuk e cilesoj si te domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve ne vitin 2011”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se eshte ne favor te mbajtjes se proceseve demokratike qe avancojne jeten politike ne Kosove.

Me tej kryeparlamentari ka kritikuar punen e qeverise per pergatitjen “e ngadalte” te ligjeve, si dhe misionin EULEX, i cili sipas tij ne shume fusha nuk ka pasur sukses.

Top Channel