Kryeministri malazez Milo Gjukanovic ka mbeshtetur deklaraten e ministrit te Jashtem Milan Rocen, se Mali i Zi nuk do te prese vendimin e GJND-se per te vendosur marredhenie diplomatike me Kosoven.

Ne nje konference per shtyp, Gjukanovic ka deklaruar se Podgorica nuk e ka caktuar ende daten e hapjes se ambasades se saj ne Prishtine, por ka nenvizuar se ne kete drejtim nuk duhet hezituar.

“Nuk duhet ngurruar dhe nuk duhet qendruar pas alibise se pritjes se vendimit te GJND-se, duke qene se Haga nuk do te mohoje qendrimin e politikes nderkombetare lidhur me Kosoven. Perkundrazi, mendime te tilla jane vetem nje iluzion”, ka pohuar Gjukanovic.

Top Channel