Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se koalicioni qeveritar me LDK-ne eshte i qendrueshem dhe vazhdon te funksionoje.

“Qeveria e Kosoves eshte e qendrueshme, funksionale dhe do te vazhdoje te kryeje pergjegjesite e saj te ndertimit te shtetit”, ka pohuar Thaci.

Duke theksuar se bashkepunimi me LDK-ne do te vazhdoje, Thaci ka nenvizuar se zgjedhjet e parakohshme nuk ka gjasa te ndodhin.

“Zgjedhjet e parakohshme ndodhin kur nje qeveri eshte e paqendrueshme, por vendi yne nuk ndodhet ne nje situate te tille. Qeveria eshte e qendrueshme, funksionale dhe ka mbeshtetjen e plote te Asamblese”, ka shtuar Thaci.

Top Channel