Ne Rumani shenohet sot 20 vjetori i ekzekutimit te diktatorit Nikolla Caushesku dhe bashkeshortes se tij, ngjarje qe shenoi edhe fundin e regjimit komunist ne vendin ballkanas, qe sot eshte anetar i Bashkimit Evropian.

Caushesku udhehoqi Rumanine per 25 vjet, duke konsoliduar nje nga regjimet me te ashpra te komunizmit ne Evrope.

Ne kryengritjen qe filloi nga mesi i dhjetorit te vitit 1989 ne Timishoara u regjistruan rreth 1100 viktima, qe humben jeten nga reagimi i ushtrise dhe forcave te sigurise.

Pikerisht per kete masaker te pergjakshme Caushesku dhe bashkeshortja e tij Helena u ekzekutuan diten e Krishtlindjeve.

Top Channel