Nje aksident i rende ka ndodhur ne aksin rrugor Prishtine–Peje ku per pasoje ka gjetur vdekjen nje shtetas kosovar me inicicalet S.M nga komuna e Malisheves.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnates,   ndersa automjeti Renault Laguna me targa te Italise po levizte nga Prishtina ne drejtim te Pejes. Sipas policise se Kosoves, dyshohet se automjeti ishte me shpejtesi te madhe, dhe kushtet e rruges se lagur kane bere qe drejtuesi te humbase kontrollin.

Automjeti ka dale ne anen e djathte te rruges duke e goditur disa objekte ne rruge, per te perfunduar me pas ne nje dyqan ushqimor. Ne vendngjarje mberriten menjehere autoritetet policore dhe ato mjekesore. Si pasoje e aksidentit, rreth ores 03:30, shoferi ka nderruar jete. Sipas statistikave te policise, numri i aksidenteve ne krahasim me vitin 2008 eshte rritur.

Ndersa ne 9-mujorin e vitit 2008 ndodhen 93 aksidente me pasoje vdekjen, ne 9-mujorin e vitit 2009 numri i te vdekurve si pasoje e aksidenteve eshte 128. Po keshtu eshte ne rritje edhe numri i pergjithshem i aksidenteve.
 

Top Channel