Nje mjet shperthyes eshte hedhur mengjesin e sotem ne oborrin e shtepise se nje banori shqiptar ne Mitrovice, per fat te mire pa shkaktuar deme materiale dhe ne njerez.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Policise se Kosoves, sipas te cilave ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kodra e Minatoreve dhe mbi te kane nisur hetimet.

Sipas burimeve, agjentet kosovare ne kete hetim po ndihmohen nga specialistet e KFOR-it, per te zbuluar llojin e eksplozivit, qe kur shpertheu nuk shkaktoi viktima pasi ishte ne oborrin e shtepise.

Nderkohe, zedhenesi i policise rajonale te Mitrovices, Sami Mehmeti ka mohuar lajmet per shperthimin e nje makine te Ministrise serbe te Arsimit.

Top Channel