Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic u ka derguar nje leter homologeve te vendeve qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves, duke iu kerkuar qe te mos e ndermarrin kete hap.

Jeremic ka kerkuar qe te pritet vendimi perfundimtar i GJND-se dhe ka theksuar se eshte hera e pare qe kjo gjykate shqyrton shkeputjen e njeanshme te nje pakice etnike nga nje shtet i njohur nga OKB.

“Perfundimet e gjykates do te prodhojne nje precedent te fuqishem me pasoja te gjera per tere bashkesine nderkombetare”, eshte shprehur Jeremic ne letren e tij, ku nder te tjera ka nenvizuar se GJND duhet te punoje e papenguar nga presionet.

Top Channel