Ish-kryeministri i Italise, Giuliano Amato ka deklaruar se Serbia duhet ta kuptoje vete dhe jo te bindet nga te tjeret se Kosova tashme eshte nje shtet qe ekziston.

Amato, i cili para 4 vjetesh propozoi planin qe pavaresia e Kosoves te kaloje neper 4 faza, ka theksuar ne nje interviste per te perditshmen “Politika”, se nuk ka ndryshuar mendim.

“Edhe pse rrethanat kane ndryshuar, ndodhi qe te vijme deri tek njohja e pavaresise se Kosoves, ndersa Serbia vazhdon te mendoje njesoj si me pare. Kjo i ka komplikuar gjerat dhe vetem Gjykata Nderkombetare e Drejtesise me vendimin e saj mund te na ndihmoje”, ka pohuar Amato.

Top Channel