Sejdiu kerkon njohje nga Vatikani

24/12/2009 14:05

Me rastin e festes se Krishtlindjes, presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu u ka derguar urime Shenjterise se Tij, Papa Benediktit XVI, ipeshkvit te Ipeshkvise se Kosoves, Dode Gjergji, dhe te gjithe besimtareve katolike dhe qytetareve te Kosoves.

Ne urimin derguar Papa Benediktit XVI, Sejdiu e uron ate ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves, duke i shprehur urimet me te perzemerta per festen e Krishtlindjes.

“Duke ju shfaqur edhe nje here falenderimin per kujdesin Tuaj te vazhdueshem dhe te Selise se Shenjte per vendin tim, ju lus, Shenjteria Juaj, qe ta keni parasysh kerkesen tone per njohjen e Republikes se Kosoves”, thekson presidenti Sejdiu ne urimin e tij ben te ditur Telegraf.

“Njohja e Republikes se Kosoves nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithe populli i Kosoves, i cili, si gjithmone, eshte shembull i rralle i bashkejeteses, i harmonise dhe i tolerances ne mes njerezve te etnive dhe besimeve te ndryshme”, shton Sejdiu.

Top Channel