Kosove, KQZ shpall rezultatet per 18 komuna

24/12/2009 19:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove nuk ka diskutuar, ashtu sic paralajmeroi dite me pare, mbi te ashtuquajturin plani operativ per pergatitjen e rivotimit ne komunen e Prizrenit dhe ate te Lipjanit.

Ne mbledhjen e radhes se KQZ-se, pika e vetme e rendit te dites ishte shpallja e rezultateve perfundimtare nga Qendra e Numerimit dhe Rezultateve per raundin e dyte te zgjedhjeve per kryetare ne 18 komuna.

Sipas ketyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosoves ka fituar ne 8 komuna, perkatesisht ne Dragash, Kacanik, Kline, Mitrovice, Rahovec, Vushtrri dhe Malisheve.

Kandidatet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, nderkaq, kane fituar ne 5 komuna, Istog, Kamenice, Novoberde, Obilic dhe Podujeve. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves radhitet e treta me fitore ne Peje, Suhareke dhe Junik.

Ne Shterpce u konfirmua vleresimi paraprak duke u shpallur fitues kandidati nga Partia Liberale Serbe, sikurse ne Han te Elezit, ku perfundimisht u shpall fitues kandidati i pavarur Refki Suma.

Top Channel