Shtetasi Esat Hasani, ne mungese per te paguar 100 euro gjobe per nje aksident me makinen e tij, pranoi ta shlyente denimin ne burg.

Por ai denoncon dhunen e eger te ushtruar nga gardianet ne burgun e Lipjanit, te cilet e kane rrahur per dy dite rresht.

“Me kane ndaluar te flas me telefon me familjen, kam refuzuar ushqimin dhe ketu ka nisur dhuna brutale. Me kane goditur me grushta e shkelma”, tregon Hasani.

Ai e ka denoncuar rastin edhe ne polici dhe pret ndeshkimin e autoreve qe ushtruan dhune ndaj tij.

“Policia ka marre informacionet dhe fotografite qe provojne dhunen, keshtu qe une dua drejtesi”, thote Hasani.

Por autoritetet kosovare i hedhin poshte pretendimet e tij, duke deklaruar se ne qendren e korrektimit te Lipjanit nuk ushtrohet dhune.

“Fakti eshte se oficeret korrektues ne Lipjan nuk kane mjete per perdorim force”, deklaron Resmi Hoxha, drejtor i burgut.

Dhuna ndaj te burgosurve ne burgjet e Kosoves ka qene shume e shpeshte gjate administrimit te UNMIK-ut. Lidhur me kete problem ka nderhyre edhe avokati i popullit.

Top Channel