Gjykata e Hages ka refuzuar sot kerkesen e Radovan Karaxhic per te zevendesuar avokatin e caktuar nga gjykata, per shkak se ai perfaqeson shqiptaret.

Karaxhic ka deklaruar se deshiron te bashkepunoje me dike qe njeh gjuhen dhe zakonet e vendit te tij, kriter te cilin avokati anglez Richard Harvey nuk e ploteson.

Por gjykata e ka refuzuar kete kerkese, duke shprehur qendrimin e saj se avokati Harvey do ta paraqese denjesisht Karaxhic, pavaresisht se ka perfaqesuar shqiptaret e Kosoves.

“Jemi te bindur se avokati britanik do te jete i afte te paraqese ndihme juridike, profesionale dhe efikase pa asnje dallim”, ka deklaruar Haga.

Karaxhic, i cili u arrestua pas me shume se nje dekade arrati, akuzohet per krime lufte, krime kunder njerezimit dhe genocid.

Top Channel