Ambasada amerikane ne Kosove shpreh qendrimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te Kosove do te respektoje vendimin e KZAP per perseritjen e zgjedhjeve ne Gjilan.

Pas nje komunikate te shperndare per media, menjehere pas takimit me kryetaren e KQZ-se, Nesrin Lushta, ambasada u shpreh se SHBA-te mbeshtesin vendimin e KQZ-se, te dates 22 dhjetor, per te zbatuar pjeserisht, vendimin e Komisionit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa te dates 19 dhjetor.

“Ne besojme se, pas shqyrtimit te metejme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te njohe ne teresi obligimin e vet, te respektoje vendimin e KZAP-it per te perseritur zgjedhjet edhe ne Gjilan. Qellimi i ligjit ne kete çeshtje eshte i qarte dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pergjegjesi te qarte te urdheroje perseritjen e zgjedhjeve ne te tri komunat sipas vendimit te KZAP-it te dates 19 dhjetor”, thuhet ne komunikate.

Top Channel