
Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi ka deklaruar se BE ka bere nje padrejtesi ndaj Kosoves duke mos e perfshire ate ne procesin e liberalizimit te vizave.
Ne nje interviste per nje media kosovare, Krasniqi eshte shprehur se Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, vende qe perfituan heqjen e regjimit te vizave, kane nje krim te organizuar me te fuqishem se Kosova.
“BE iu ka bere nje padrejtesi qytetareve te Kosoves per faktin se ata, pa fajin e tyre kane qene per 90 vjet te nenshtruar nga nje politike e eger e shkaterrimit, debimeve dhe shfarrosjes. Mendoj se pengesa kryesore ne kete proces eshte ceshtja politike, qe nuk vjen nga Kosova por BE-ja”, ka pohuar Krasniqi.
Qytetaret e shtetit me te ri kane te drejte te levizin vetem ne pese vende pa viza, dhe si per ironi te fatit para Kosoves eshte Afganistani, banoret e te cilit mund te udhetojne pa viza ne 22 vende.
Top Channel