Kosove, Lushta: Vendimet i merr vetem KQZ

23/12/2009 22:00

Vendimet e KQZ-se te bera publike mbreme per rivotim ne Prizren dhe Lipjan dhe per hetim e rinumerim ne Gjilan mbeten te njejta, pavaresisht qendrimeve dhe mospajtimeve nga jashte KQZ-se.

Keshtu ka deklaruar pasditen e sotme kryetarja e KQZ-se, Nesrin Lushta, e cila duke iu referuar qendrimit te ambasadorit amerikan ne Kosove Cristopher Dell, per perseritjen e zgjedhjeve edhe ne Gjilan, ka theksuar se qendrimi i vetem i vlefshem eshte ai qe merr KQZ.

Kjo deklarate e kryetares se KQZ vjen pas asaj te ambasadorit amerikan Cristopher Dell se, “KQZ duhet te njohe ne teresi detyrimet e veta dhe te respektoje vendimin e KZAP-se per te perseritur zgjedhjet edhe ne Gjilan”.

Top Channel